Imer Selmani: Siljanovska është vazhdimësi e politikave të Ivanovit

Maqedonia

Imer Selmani: Siljanovska është vazhdimësi e politikave të Ivanovit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Imer Selmani

Ish-kandidati për president të Maqedonisë, Imer Selmani, në një emision në TV24 ka thënë se OBRM-PDUKM-ja nuk ka mundur të bëjë zgjedhje më të keqe me kandidaturën e profesoreshës Gordana Siljanovska.

Ai për kandidaten e partisë opozitare maqedonase për zgjedhjet presidenciale, thotë se është nacionaliste dhe vazhdimësi e politikave të presidentit të deritanishëm Gjorge Ivanov.

Ai tha se deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, i cili po ashtu garoi për kandidat për president nga radhët e kësaj partie, do të ishte kandidat shumë më i mirë se Siljanovska.

Ndryshe, partia opozitare maqedonase në zgjedhjet presidenciale do të garojë me Gordana Siljanovskan, ndërsa partitë tjera akoma nuk kanë bërë të ditur kandidatët e tyre.

Sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin diskutuan për zgjedhjet presidenciale. Pas takimit ata thanë se ekziston mundësia që të dalin me kandidat të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat