Takim i ri i Komisionit të përzier të ekspertëve Maqedoni-Bullgari

Maqedonia

Takim i ri i Komisionit të përzier të ekspertëve Maqedoni-Bullgari

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:18
Maqedoni-Bullgari

Nëse do të rekomandohet përkujtimi i përbashkët i mbretit Samoil, Goce Dellçevit dhe Kryengritjes së Ilindenit janë mes ngjarjeve dhe personave për të cilat do të debatojë në takimin e katërt Komisioni i përzier i ekspertëve Maqedoni-Bullgari për çështje historike dhe arsimore i formuar në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë që do të mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Drejtori i Institutit të historisë kombëtare, profesor Dragi Gjeorgjiev për AIM deklaroi se pritet të vazhdohet me punën në temat nga takimi i mbajtur paraprakisht në Sofje, para se gjithash, për mbretin Samoil, si dhe vërejtjet në tekstet shkollore të historisë nga klasa e V dhe VI, të cilat tashmë janë bërë dhe janë këmbyer mes të dy palëve me qëllim që të tejkalohen interpretimet problematike.

Materiali që është lëndë e punës së Komisionit e përfshin periudhën e parahistorisë, për antikën dhe për shekullin e mesëm, në të cilat interpretimet e ndryshime në praktikë fillojnë në shekullin e mesëm, ndërsa vëllezërit Kirili dhe Metodi dhe shteti i Samoilit janë dy elementet ku ka mospajtimet më të mëdha nëpër libra.

Zgjidhjen e sheh në analizën kritike të narrativeve historiografike në të dy vendet dhe në respektimin e ndërsjellë të qytetarëve dhe kulturave të të dy vendeve.

Përndryshe, në takimet e komisionit të përzier të ekspertëve Maqedoni-Bullgari mbahen në Bullgari dhe vendin tonë, ndërsa kësaj here nikoqir është ana e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat