Spiraki: Emri zyrtar i vendit fqinj është Maqedonia e Veriut, diskutimet për tabelat nuk kanë rëndësi

Maqedonia

Spiraki: Emri zyrtar i vendit fqinj është Maqedonia e Veriut, diskutimet për tabelat nuk kanë rëndësi

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:50
Zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki

Sipas marrëveshjes së Prespës, emri i vërtet i vendit fqinj është Maqedonia e Veriut, ndërsa diskutimi për tabelat është e një rëndësie të vogël, tha zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki.

“Është e qartë se emri zyrtar i vendit është Maqedonia e Veriut, siç është shkruar në marrëveshjes së Prespës, po e përsëris, është ratifikuar me votat e Syriza-së dhe disa deputetë të tjerë. Nga këtu diskutimi për tabelat është e një rëndësie të vogël. Përveç kësaj, siç e dini mirë, tabelat përcaktojnë distancën në kilometër në mes qyteteve”, tha Spiraki.

Zëdhënsja e Demokracisë së Re dhe eurodeputetja përsëriti edhe njëherë qëndrimin e partisë se marrëveshja është e dëmshme për Greqinë, por përsërit edhe qëndrimin se nëse është e nevojshme Demokracia e Re, si qeveri, do ta përdorte mundësinë e vetos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat