Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit nëntë aksidente, gjashtë persona të lënduar

Maqedonia

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit nëntë aksidente, gjashtë persona të lënduar

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:08
Foto Ilustrim

Gjashtë persona morën lëndime të lehta trupore në pesë nga nëntë aksidentet rrugore që ndodhën mbrëm në rrethinën e qytetit të Shkupit. Në katër aksidenteve është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, 62 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, kurse 12 persona të ndaluar nuk kanë poseduar patentë shofer.

Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë automjete të paregjistruara kurse 88 automjete janë larguar përmes karocerit.

Gjatë mbrëmjes policia ka lëshuar gjithsej 94 sanksione për parkim të parregullt.

Shtatë shoferë janë dënuar për mos vendosje të rripit të sigurisë dhe shtatë për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat