Shkup, vdes në vendin e punës një punëtor i ndërtimtarisë

Maqedonia

Shkup, vdes në vendin e punës një punëtor i ndërtimtarisë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:06
Foto Ilustrim

Një punëtor i ndërtimtarisë M.A. (33) nga fshati Çellopek i Tetovës ka vdekur dje në objektin i cili është në ndërtim e sipër në rrugën e “Londrës” në Shkup. Objekti po ndërtohet nga firma në pronësi të G.H. (54) nga Reçica e Vogël.

Sipas Ministrisë së Brendshme, dje në orën 15:00, SPB-Shkup është njoftuar se derisa M.A. po ngarkonte shufrat e çelikut në vinç, shufrat e çelikut janë liruar nga një lartësi prej rreth dy metra dhe kanë shkaktuar vdekjen e M.A.(33).

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmë së shpejtë, me urdhër të prokurorit Publik trupit është dorëzuar për autopsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat