Laozo: Nuk duhet shpejtuar për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Laozo: Nuk duhet shpejtuar për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Sekretarja e Francës për Çështje Evropiane, Natali Laozo

Sekretarja e Francës për Çështje Evropiane, Natali Laozo, e cila por merr pjesë në këshillin e ministrave në Bruksel, për AIM-në tha se Franca dëshiron që të jetë e pranishme në Ballkan, por për fillimin bisedimeve me Maqedoninë e Veriut tha se “nuk duhet shpejtuar”.

Laozo për herë të parë javën e ardhshme do të vizitojë Serbinë dhe Maqedoninë.

“Kuptohet se jam e lumtur që shkojë në Maqedoninë e Veriut pas zhvillimeve të ngjarjeve pozitive. Për mua është e rëndësishme që të shkohet në këto vende të cilët kanë perspektivë evropiane, sepse kanë histori, gjeografi dhe civilizim evropian, që nuk do të thotë se duhet të shpejtohet me bisedimet, duhet që së pari të reformohet Evropa, duhet që këto vende të evoluojnë, të shkojnë në drejtim të mirë”, tha Laozo.

Ajo tha se Evropa nuk duhet që t’i lëshojë këto vende jashtë syve të saj.

“Nëse ju themi se duhet të shkoni nga ai drejtim, duhet që edhe t’i shoqërojmë dhe atë do ta bëjmë”, tha Laozo duke shtuar se Franca do të jetë e pranishme në Ballkan aq sa ishte edhe viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat