Për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, do merren 26.2 milionë euro borxh nga Banka Botërore

Maqedonia

Për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, do merren 26.2 milionë euro borxh nga Banka Botërore

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:40
Ministria e Financave

Që të ulen harxhimet për tregtinë dhe të rritet efikasitet i transportit, Ministria e Financave në emër të Qeverisë do të bëjë marrëveshje për hua me Bankën Botërore në shumë prej 26.2 milionë euro, informojnë nga Ministria.

Marrëveshja do të nënshkruhet pas miratimit të Ligjit për huamarrje nga Banka Botërore për Rinovim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, që është në procedurë kuvendare.

“Kushtet për hua janë jashtëzakonisht të favorshme. Projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor është e karakterit rajonal dhe në fazën fillestare, përveç vendit tonë, do t’i përfshijë edhe Serbinë dhe Shqipërinë, ndërsa më tej do të kyçen edhe Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Qëllimi kryesor i Projektit është promovimi i integrimit më të thellë ekonomik në kuadër të rajonit, ulja e harxhimeve për tregtinë dhe rritja e efikasitetit të transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat