“27 prilli”, Pepiç: Në Kuvend isha për të informuar shërbimin, jo për të sulmuar deputetët

Maqedonia

“27 prilli”, Pepiç: Në Kuvend isha për të informuar shërbimin, jo për të sulmuar deputetët

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:49
Foto Ilustrim

Zyrtari i inteligjencës, Munir Pepiç i cili është i akuzuar për sulm të dhunshëm në Kuvend, gjegjësisht për dhunë kundër deputetit Zijadin Sela, në fjalët e tij përfundimtare theksoi se ai nuk është pjesë e asnjë kërcënimi terrorist dhe se pamjet që u paraqitën në proces tregojnë se ai nuk ka kryer sulm fizik ndaj askujt.

Ai gjithashtu thekson se ditën e përgjakshme ndihmoi të plagosurit dhe shërbeu në nxjerrjen e tyre nga Kuvendi, gjë që sipas tij mund të argumentohet nga deklaratat e dëshmitarëve në procesin gjyqsor.

Pepiç tha se ai kishte hyrë në qendrën për shtypit të Kuvendit ku edhe ishte sulmuar Ziadin Sela, por për të informuar shërbimin për atë që po ndodhte brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat