Çento: Më ofruan të jem dëshmitar i mbrojtur për 27 prillin dhe të dëshmoj rrejshëm

Maqedonia

Çento: Më ofruan të jem dëshmitar i mbrojtur për 27 prillin dhe të dëshmoj rrejshëm

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Jane Çento

Jane Çento, i akuzuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në fjalët e tij përfundimtare tha se ai mori ofertë nga struktura të caktuar të policisë dhe prokurorisë për të qenë dëshmitar i mbrojtur për ditën e përgjakshme dhe në këmbim të kësaj mos të akuzohej për rastin. mes tjerash, ai tha se prokuroria po akuzon njerëzit e gabuar për ngjarjet në Kuvend dhe se fajtorët e vërtetë nuk janë në bankën e të akuzuarve.

Çento i kërkoi gjykatës të lëshojë një vendim për shfajësim që sipas tij paraqet të vetmin vendim të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat