LSDM: Mirënjohja për Zaevin dhe Ciprasin është edhe një pranim për suksesin e politikave që krijojnë miqësi

Maqedonia

LSDM: Mirënjohja për Zaevin dhe Ciprasin është edhe një pranim për suksesin e politikave që krijojnë miqësi

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:13
LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË

Mirënjohja “Evald Fon Klajst” që ndahet për kontribut ndaj paqes dhe sigurisë botërore, ndërsa u ishte dorëzuar dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, është edhe një mirënjohje për suksesin e politikave të cilat krijojnë miqësi dhe hapin perspektiva për qytetarët, për gjeneratat e ardhshme, shtetet, për tërë rajonin.

Dëshira për një të ardhme më të mirë i tejkaloi stereotipet dhe me dialog arriti te zgjidhja në interes të qytetarëve të të dy vendeve, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë.

Kjo është e njohur dhe është përshëndetur me zë nga e gjithë bota demokratike.

Evropa dhe Ballkani bëhen një – Ballkani si vend i ri i shpresës, si vend për dialog dhe bashkësi, si vend për stabilitet dhe bashkëpunim.

Janë hapur perspektivat për zhvillim të fuqishëm dhe përparim të Republikës të Maqedonisë së Veriut, të integruar në aleatët më të fuqishëm, NATO dhe BE. Kjo për qytetarët do të thotë e ardhme e sigurt, stabilitet, siguri, ekonomi e fuqishme, paga më të mëdha, standard më të mirë jetësor për të gjithë.

Qendra për komunikime me opinionin

LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat