5% paga më të larta për punëtorët e minierës SASA

Maqedonia

5% paga më të larta për punëtorët e minierës SASA

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:33
Miniera SASA

Ekipi menaxhues i minierës për plumb dhe zink SASA solli vendim për rritjen e re të pagave mujore të të gjithë të punësuarve për pesë për qind, duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

Me këtë rritje të re, siç potencojnë nga kompania, pagat në minierën SASA do të jenë deri 30 për qind më të larta nga pagat mesatare në industrinë e minierës së vendit.

“Rritja e pagave e të gjithë të punësuarve në minierën SASA filloi në prill të vitit të kaluar, kur udhëheqësia e kompanisë e publikoi dinamikën me të cilën do të zhvillohet ky proces.

“Me vendimin më të ri për rritjen e pagave të të gjithë të punësuarve konfirmojmë se mbetemi konsekuentë në premtimet tona dhe kërkesa për rritjen e mirëqenies dhe sigurisë sociale të të gjithë të punësuarve në SASA. Edhe në këtë rast mund të konfirmojë se mirëqenia, së bashku me sigurinë dhe shëndetin e të gjithë të punësuarve mbeten prioritetet tona më të larta në të cilat ne edhe më tutje do të vazhdojmë të investojmë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i minierës SASA, Oleg Tellnoj.

“Përskaj rritjes dhe harmonizimit së pagave sipas pozicioneve, miniera SASA në periudhën e kaluar ka bërë investime plotësuese në modernizimin e sistemeve për transport të organizuar dhe në ushqimin e të punësuarve, si dhe në segmentet e tjera që kanë ndikime ndaj përparimit në kushtet e përgjithshme për punë në kompleksin e minierës”, thonë nga kompania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat