Roaming më i lirë midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Maqedonia

Roaming më i lirë midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:07
Roaming më të lirë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë

Roaming më të lirë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, ndërsa në pjesën e qarkullimit të të dhënave që në sezonin veror, paralajmëruan sot ministrat dikasteriale të të dy vendeve Damjan Mançevski dhe Nikos Papas pas nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim.

“U pajtuam se çmimet maksimale të shërbimeve roaming të ulen deri në nivelin e atyre që janë me BE-në. Me memorandumin parashikohet edhe ulje dinamike e çmimeve me pakicë dhe shumicë të shërbimeve të roamingut me qëllim që të arrijnë deri në nivelin si vlejnë edhe me BE-në para se të vendoset parimi roaming si në vend”, tha Mançevski në pres konferencën në Qeveri.

Memorandumi është aktiviteti i parë bilateral pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa në të ardhmen siç paralajmëroi Mançevski edhe Papas do të vijojnë marrëveshje bilaterale edhe në disa fusha me përfitime konkrete për qytetarët.

Komisionet rregullatorë të të dy vendeve në dy muajt e ardhshme në qeveritë e tyre duhet që të parashtrojnë plane përkatëse për zbatimin e Memorandumit për bashkëpunim.

Do të përpiqemi që deri në fund të majit dhe fillim të qershorit të kemi edhe rezultate e para. Qëllimi është që këtë verë qytetarët të ndjenë rezultate konkrete veçanërisht në pjesën e internetit. Dinamikën që e konfirmuam për heqjen e plotë të roamingut edhe pse në memorandum lamë pak më tepër hapësirë, do të donim që të barazohej me dinamikën që e kemi me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton deri në vitin 2021″, tha Mançevski.

Kolegu i tij Papas theksoi se janë të gatshëm që të ndërmarrin masa dhe mjete juridike me qëllim që qytetarët e të dy vendeve shumë shpejt në sezonin e ardhshëm turistik të kenë ulje në faturat e telekomunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat