Xhaferi për vizitë zyrtare në Bullgari

Maqedonia

Xhaferi për vizitë zyrtare në Bullgari

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Bullgarisë ku do të jetë i pranishëm gjatë aktit të ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin Nacional të Republikës së Bullgarisë, që është paralajmëruar për më 20 shkurt 2019.

Pas ratifikimit, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi do të ketë takim të shkurtër me kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë Cveta Karajançeva me të cilën bashkë do të japin deklarata për mediume.

Në kuadër të vizitës është parashikuar edhe takim me Zëvendëskryeministren dhe MPJ Ekaterina Zaharieva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat