Trembëdhjetë raste të reja nga fruthi në Maqedoni - Bota Sot
Trembëdhjetë raste të reja nga fruthi në Maqedoni

Maqedonia

Trembëdhjetë raste të reja nga fruthi në Maqedoni

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:35
Foto Ilustrim

Vetëm ditën e djeshme janë identifikuar trembëdhjetë persona të prekur nga fruthi, shtatë prej të cilëve janë shtruar në spital, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për katër persona të moshës madhore nga Shkupi dhe Velesi, në mesin e të cilëve një grua 37-vjeçare gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Janë pranuar edhe tre fëmijë, në mesin e të cilëve një fëmijë njëvjeçar nga Tetova me pamje të rëndë klinike i cili gjendet në mjekim intensiv. Të gjithë fëmijët kanë qenë të pa vaksinuar.

Në Klinikën Infektive për momentin gjenden 21 pacientë me fruthin, 14 prej të cilëve janë fëmijë nën moshën njëvjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...