Presidencialet, kandidati duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët - Bota Sot
Presidencialet, kandidati duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët

Maqedonia

Presidencialet, kandidati duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:58
Pamje nga takimi

Ka frymë pozitive për kandidat të përbashkët të partive politike dhe kjo është gjë shumë e mirë.

Kështu ka deklaruar pas takimit me kryeministrit Zoran Zaev, kryetari i Alternativës Afrim Gashi. Ai nënvizoi se me rëndësi është që kandidati për president të jetë i pranueshëm për të gjithë.

“Për ne nuk është me rëndësi nëse do të jetë kandidat partiak ose mbipartiak. Për ne me rëndësi është që kandidati ti përfaqësojë qytetarët të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare. Kandidat që do të je i pranueshëm për të gjithë dhe që nuk do jetë shprehur kundër ndonjë përkatësie të qytetarëve. Por nëse do të ketë kandidat mbipartiak do të jetë edhe më i pranueshëm”, deklaroi Gashi.

Ai shtoi se nuk kanë diskutuar për emra konkret për kandidatin e ardhshëm për president.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...