Reagon ministria e Arsimit për marrjen e kompetencave në komunën e Gostivarit - Bota Sot
Reagon ministria e Arsimit për marrjen e kompetencave në komunën e Gostivarit

Maqedonia

Reagon ministria e Arsimit për marrjen e kompetencave në komunën e Gostivarit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 20:54
Ministria e Arsimit

Pasi Ministria e Arsimit ia ka marrë për herë të dytë kompetencat Komunës së Gostivarit ka ardhur edhe reagimi i vet saj nga ku thonë se kompetencat janë rimarrë sepse janë konstatuar parregullsi të shumta për sa i përket shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve.

Nga dikasteri i arsimit thonë se pas informatave nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit është vendosur që t’i merren përkohësisht kompetencat.

Po ashtu, nga Ministria e Arsimit theksojnë se shkeljet janë flagrante. “Jemi të zhgënjyer nga veprimi antiligjor i kryetarit të Gostivarit, i cili për fat të keq dështoi në kryerjen e obligimeve”, thuhet në qëndrimin e ministrisë së Arsimit. Kjo është hera e dytë që brenda një viti ministria e Arsimit i merr kompetencat Taravarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...