Gjykata e Apelit të enjten do të vendos për burgun e Koçan dhe Aviroviq - Bota Sot
Gjykata e Apelit të enjten do të vendos për burgun e Koçan dhe Aviroviq

Maqedonia

Gjykata e Apelit të enjten do të vendos për burgun e Koçan dhe Aviroviq

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:02
Ilustrim

Gjykata e Apelit të enjten në seancë publike do të vendos për dënimet me burg të biznesmenit Sead Koçan dhe drejtuesit të firmës “Sileks nemetali”, Vasilije Aviroviq në lëndën “Trust” të PSP-së.

Duke marrë parasysh se vjet Kuvendi i votoi ndryshimet në Kodin Penal, me çka parashikohet ulja e dënimit për këtë vepër penale për të cilën ishin të dënuar të akuzuarit për katër vjet, mund të merret edhe burgim me kusht.

Biznesmeni Sead Koçan, pronar i ‘Transmet” u dënua me gjashtë vite burg për shkak se me tre persona juridik dhe dy persona fizik kanë krijuar partneritet dhe me dokumente të falsifukuara kanë fituar tender nga kompania shtetërore ELEM, me vlerë prej 17 milion eurove.

Për të njëjtën vepër penale me tri vite u burgos djali i deputetes Vlladanka Avirkoviq, Vasilije.

Gjykata vendosi të konfiskojë pronën në vlerë prej 17 milion eurove që duhet të kthehen në buxhetin shtetëror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...