Nisin reformat në DSK, do të formohet Agjencia për siguri kombëtare - Bota Sot
Nisin reformat në DSK, do të formohet Agjencia për siguri kombëtare

Maqedonia

Nisin reformat në DSK, do të formohet Agjencia për siguri kombëtare

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:04
Ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme të 122-të e shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Propozim-ligjit për Agjencinë e sigurisë kombëtare.

Miratimi i këtij Propozim-ligji do të mundësojë reformimin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, e cila nuk do të jetë nën ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht propozohet krijim të Agjencisë për siguri kombëtare si model për reforma të sistemit sigurues dhe zbulues në vend.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, qëllimi i këtij ligji të propozuar është tejkalimi i mungesave të vërtetuara në raportet e Komisionit Evropian.

Agjencia e sigurisë kombëtare do ta mbrojë sigurinë e shtetit, përkatësisht pavarësinë, sovranitetin, rendin kushtetues, liritë themelore, të drejtat e njeriut dhe qytetarin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...