Anulohet gjykimi për lëndën “Titanik 2” - Bota Sot
Anulohet gjykimi për lëndën “Titanik 2”

Maqedonia

Anulohet gjykimi për lëndën “Titanik 2”

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:42
Ilustrim

Nga ora 11:00 deri në ora 18″30 më dy ndërprerje zgjati seanca e sotme për lëndën e PSP-së “Titanik 2”. Sot duhej të dalin fjalët përfundimtare të të akuzuarve dhe avokatët e tyre. Gjyqtari Ognen Stavrev e anuloi gjykimin për shkak se Aneta Stefanovska, e akuzuar në këtë lëndë i ra të fikët dhe u thirr ndihma e shpejtë.

Data e ardhshme kur Stefanovska, avokati i tij, Sasho Mijallkov dhe avokatët e tij duhet t’i japin fjalët përfundimtari është 28 shkurti, me çka do të caktohet datë për vendim.

Seanca e parë për këtë lëndë nisi më 24 prill të vitit 2018.

Në rastin e PSP-së “Titanik” akuzohen Menduh Thaqi, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Sasho Mijallkov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...