Presidencialet, LSDM-ja bisedon me partitë shqiptare - Bota Sot
Presidencialet, LSDM-ja bisedon me partitë shqiptare

Maqedonia

Presidencialet, LSDM-ja bisedon me partitë shqiptare

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:11
Pamje nga takimi

Partitë shqiptare në Qeveri, të mendimit që të dalin me kandidat të përbashkët me LSDM-në për president. Por për një vendim përfundimtar duhet të vendosin organet e partive.

Kështu thanë pas takimit me kryeministrin Zaev, kreu i Alternativës Afrim Gashi dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi. Zaev nga ana tjetër tha se kanë emrat favorit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e kandidatit mbipartiak.

Me rëndësi është që ka ambient për këtë punë. Për mua ky është hap serioz. Tani hapi i dytë është shumë i rëndësishëm. Aj ta shohim cili është ai personalitet. A ekziston personalitet ose personalitete të cilat do të na bashkonin. Është proces serioz. Mund të jetë edhe i pasuksesshëm, por unë besoj se nëse bëjmë përpjekje për shkak të shtetit dhe qytetarëve mund të kemi proces të suksesshëm- deklaroi Zoran Zaev, LSDM.

Gashi dhe Thaçi treguan kriteret e tyre për kandidatin e mundshëm për president.

Njëri prej kritereve tona bazë është cili kandidat ka përkrahje më të madhe të qytetarëve. Nëse është ndonjë kandidat që është mbi partiak apo partiak, aq më mirë. Nuk e kemi këtë problem. Mendoj se një kandidat partiak  ndoshta do ti plotësonte këto kritere- deklaroi Afrim Gashi, Alternativa.

Unë në princip jam që duhet të jetë kandidat i Qeverisë, kandidat i qeverisë për shkak se është sinjali, simbolika e vërtetë e normalizimit të situatës më tutje. Nuk mund të themi për kandidatë të veçantë sepse janë shumë parti në pyetje- tha Menduh Thaçi, PDSH.

Përderisa vazhdojnë negociatat e LSDM-së me partitë shqiptare, nga VMRO-DPMNE, deklarojnë se vendit nuk i duhet kandidat i partive të cilat nuk i mbrojnë interesat e shtetit.

Zoran Zaev dhe zaevizmi në tërësi i nënçmojnë qytetarët, i nënçmojnë madje edhe mbështetësit e tyre. është e qartë pse Zoran Zaev përmes zaevizmit ikë edhe nga zgjedhjet e parakohshme- tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Zaev paralajmëroi takim edhe me kreun e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe atë të Besës Bilall Kasamin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...