Marrja e kompetencave komunës së Gostivarit, reagon Ministria e Arsimit - Bota Sot
Marrja e kompetencave komunës së Gostivarit, reagon Ministria e Arsimit

Maqedonia

Marrja e kompetencave komunës së Gostivarit, reagon Ministria e Arsimit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:37
Arbër Ademi

Pasi Ministria e Arsimit ia ka marrë për herë të dytë kompetencat Komunës së Gostivarit ka ardhur edhe reagimi i vet saj nga ku thonë se kompetencat janë rimarrë sepse janë konstatuar parregullsi të shumta për sa i përket shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve.

Nga dikasteri i arsimit thonë se pas informatave nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit është vendosur që t’i merren përkohësisht kompetencat. Po ashtu, nga Ministria e Arsimit theksojnë se shkeljet janë flagrante.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimi antiligjor i kryetarit të Gostivarit, i cili për fat të keq dështoi në kryerjen e obligimeve”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Arsimit. Kjo është hera e dytë që brenda një viti Ministria e Arsimit i merr kompetencat Arben Taravarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...