Aksidentit në Llaskarcë, Hasani: Duhet bërë analizë se si reaguan institucionet - Bota Sot
Aksidentit në Llaskarcë, Hasani: Duhet bërë analizë se si reaguan institucionet

Maqedonia

Aksidentit në Llaskarcë, Hasani: Duhet bërë analizë se si reaguan institucionet

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:44
Dr Ilir Hasani

Dr Ilir Hasani, mjeku që priste viktimat e aksidentit të Llaskarcës i ftuar në emisionin “Programi 200”, thotë se duhet bërë analizë se si reaguan institucionet.

Duhet shqyrtuar të gjitha vendimet gjatë aksidentit, për të mësuar prej saj, thotë Dr Hasani. “Çfarë nëse aksidenti kishte ndodhur më larg se Shkupi?”, pyet ai. D-r Ilir Hasani thotë se patjetër të ketë një raport që të përmirësohen gabimet, nëse ka pasur.

Duhet të kemi konkluzione nga e gjithë kjo tragjedi që ka ndodhur. Dhe në bazë të konkluzioneve të veprojmë dhe respektivisht të veprojmë për të përmirësuar sistemin dhe ngritjen në një nivel më të lartë.

Është domosdoshmëri e kohës që të ketë një analizë të detajuar me konkluzione. Paramendoje sikur kjo tragjedi të ndodhte një orë më larg në një vend që nuk është i urbanizuan, atëhere si do t’i trajtonim këta.

Prandaj them se kemi nevoje për një trajtim të kësaj çështje si në aspektin e shëndetësisë dhe pasi të kenë mbërritur në qendrën e emergjencës- tha mjeku Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...