Borisov: Bullgaria është e vendosur në ndihmën ndaj Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Borisov: Bullgaria është e vendosur në ndihmën ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Kryeministrin bullgar Boyko Borisov

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kuadër të vizitë së tij në Sofje, ka realizuar takim edhe me kryeministrin bullgar Boyko Borisov.

Siç njoftojnë nga qeveria bullgare, në takim Xhaferi dhe Borisov kanë përshëndetur bashkëpunimin mes Shkupit dhe Sofjes gjatë viteve të kaluara, si dhe përpjekjet e Bullgarisë për mbështetje të Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Borisov ka thënë se Bullgaria është e vendosur në ndihmën e saj për Maqedoninë e Veriut, si në vitin 2017 kur u nënshkrua marrëveshja për fqinjësi të mirë, po ashtu edhe sot kur Kuvendi i Bullgarisë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Sa më shumë të jemi të lidhur në mënyrë rajonale, më të mëdha janë perspektivat për investime, paqe dhe prosperitet”, tha Borisov.

Sot Kuvendi Nacional i Bullgarisë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa para saj e bënë Greqia, Sllovenia dhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat