Sheqerinska: Sjellja jonë në NATO do të jetë kriter i rëndësishëm për vlerësim edhe për planin tonë evropian

Maqedonia

Sheqerinska: Sjellja jonë në NATO do të jetë kriter i rëndësishëm për vlerësim edhe për planin tonë evropian

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:56
Zv. kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska

Zv. kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se ndryshimi më i madh me anëtarësimin në NATO është se vendi është kthyer në një vend i cili në korridor pret për të ardhmen e saj nga fuqitë e mëdha të cilat janë anëtarësuar në Aleancë.

“Anëtarësimi në NATO do të thotë se nga ky moment dhe në vazhdim si në nivelin e ekspertëve, luftës dhe politikës jemi pjesë nga klubi që ka obligime. Kjo do të thotë se në çdo takim do të na analizojnë dhe do të na vlerësojnë sipas asaj që do të punojmë dhe asaj që do themi. Vendet e vogla si Maqedonia e Veriut nuk do të kenë mundësinë e dytë që të bëjnë hapin e parë. Gjatë këtyre muajve do të formohet pamja e jonë si anëtare e ardhshme e NATO-s dhe mendoj se jemi të vetëdijshëm për këto sfida dhe se sjellja jonë në NATO do të jetë kriter i rëndësishëm për vlerësim edhe për planin tonë evropian”, tha Sheqerinska.

Ajo tha se suksesi më i madh në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është se reagimet e para kanë ardhur nga vendet tona fqinjë, duke shtuar se Sllovenia ishte e para që ratifikoj protokollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat