Është hedhur padia penale e ngitur nga Kongresi Botëror Maqedonas kundër Zaevit dhe Dimitrovit

Maqedonia

Është hedhur padia penale e ngitur nga Kongresi Botëror Maqedonas kundër Zaevit dhe Dimitrovit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:02
Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrov

Padia penale e ngritur nga Kongresi Botëror Maqedonas kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për më shumë vepra penale, mes të cilave për dëmtimin e imazhit të shtetit, tradhti të lartë dhe rrezik i pavarësisë, është hedhur nga prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup.

Sipas ngritësit të padisë, veprat i kanë kryer duke e nënshkruar marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruar në rezolucionet 817 (1993) dhe 845 (1993) në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Denoncimi është dorëzuar kundër personave në përbërje të ministrit të Punëve të Jashtme dhe kryeministrit dhe aty theksohet se ata kanë kryer vepër penale – Kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizim për të cilat, në pajtim me kompetencat ligjore, më parë është shprehur Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuat dhe Korrupsion”, informojnë nga Prokuroria Publike.

Pas hulumtimit të rastit, thuhet në kumtesën e Prokurorisë, prokurori kompetent publik konfirmoi se në denoncimin e rastit nuk ka elemente bazë për veprat penale të theksuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat