Osmani në takim me Mogerinin: Maqedonia e Veriut i fillon negociatat këtë vit

Maqedonia

Osmani në takim me Mogerinin: Maqedonia e Veriut i fillon negociatat këtë vit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:19
Bujar Osmani dhe Federika Mogerini

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel mbajti takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, në të cilën u hapën temat për procesin e zgjerimit të Unionit, si dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut para raportit të ardhshëm të Komisionit, si dhe mbledhjet e qershorit të Këshillit të BE-së.

“Krahas Marrëveshjes së Prespës kishim sukses të madh edhe në arritjen e Marrëveshjes historike për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe konsensus thelbësor për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me çka i shmangëm gjitha çështjet e mëdha politike të brendshme dhe të jashtme” – theksoi Osmani, duke e potencuar perspektivën evropiane si oksigjen thelbësor për këtë sukses, për të cilën qartë nënvizohet fuqia e idesë evropiane për transformim pozitiv të shoqërive.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka më çështje të hapura politike, dhe përsëri e merr vendin qendror në Ballkan si partner kryesor të BE-së dhe NATO-s në promovimin e vlerave demokratike dhe perëndimore në rajon”- theksoi Osmani, duke ia përcjell Përfaqësueses së Lartë pritjet e mëdha të vendit për progres në integrime evropiane këtë vit.

“Fillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit, krahas fuqizimit të momentumit evropian të vendit, do të jetë edhe sinjal i qartë për gjithë rajonin – si shembull pozitiv dhe motivim për mbylljen e çështjeve të hapura përmes dialogut, hapje politike dhe qasje pozitive” – shtoi Osmani, duke e potencuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si një ndër sfidat më të rëndësishme politike në rajon.

Gjatë vizitës së punës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takim edhe me Eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han, si dhe mbajti brifing me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor/ Zgjerim (KOVEB/KOELA), ndërkaq do të merr pjesë edhe në brifingun më me ndikim think-tank Qendër për Politikë Evropiane (EPC) në temë “Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së: “Houm ran” në negociata për aderim?” si dhe në konferencë në temë: Siguria në EJL – siguri nëpër Evropë” nën organizim të fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation).

Pas mbarimit të vizitës së punës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë në Vjenë, ku do të merr pjesë në takimin e ministrave për Çështje Evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që mbahet nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë në zyrën e Kancelarit Federal, Gernot Blumel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat