Katër të lënduar në aksidentin e autobusit ende janë në gjendje kritike

Maqedonia

Katër të lënduar në aksidentin e autobusit ende janë në gjendje kritike

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:24
Foto: Aksidenti

Katër persona të lënduar në aksidentin e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë, që ndodhi përpara një jave ende janë në gjendje kritike. Dy prej tyre janë në Klinikën për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv, ndërkaq dy janë në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori”.

Nga Spitali “8 Shtatori” informojnë se pesë pacientë janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërkaq tetë të tjerë janë në Repartin e Traumatologjisë.

Disa pacientë të lënduar janë të shtrirë në repartet tjera në Qendrën Klinike.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat