Zaev priti në takim lëvizjen anti-bixhoz

Maqedonia

Zaev priti në takim lëvizjen anti-bixhoz

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:49
Kryetari i Lëvizjes Anti-Bixhoz Xhemal Abdiu

Përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz gjatë takimit në Qeveri, kërkuan nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga ministria e Financave që të pranohen kërkesat e tyre për Ligjin e Ri të Lojërave të Fatit.

Kryetari i Lëvizjes Anti-Bixhoz Xhemal Abdiu tha së bashku me kryeministrin është konstatuar se bixhozi është dukuri e keqe që e ka kapluar të gjithë Maqedoninë, duke mos saktësuar është pranuar ndonjëra nga kërkesat e tyre.

Ne i parashtruam kërkesat e Antibixhoz, u pajtuan plotësisht se janë kërkesa fisnike, por nga ana e tyre mbetet që të gjejnë mënyrë se si të inkorporohen në ligjin i cili do të miratohet nga Ministria e Financave .

U pajtuan vetëm me një pikë që është një e keqe shumë e madhe, por sa i përket kërkesave do të shihet mundësi se çfarë mund të inkorporohet dhe mënyra se si të zgjidhet për lojërat e fatit”- pohoi Xhemal Abdiu,  kryetar i Lëvizjes Anti-Bixhoz.

Kërkesat janë që të gjitha objektet e lojërave të fatit të largohen 3 kilometra nga vendbanimet.  5% të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit, të ndahet  për riparimin e objekteve me interes publik për rehabilitimin e të varurve nga lojërat e fatit si dhe të hartohet strategji kombëtare për edukimin e nxënësve, studentëve dhe gjithë qytetarëve për dëmet që i shkakton bixhozi. Më 9 janar, partitë opozitare paralajmëruan amendamente për propozim-ligjin për lojërat e fatit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat