Fazliu: Grupi i punës punon në zhvendosjen e procesit të decentralizimit

Maqedonia

Fazliu: Grupi i punës punon në zhvendosjen e procesit të decentralizimit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:52
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu

Grupi i punës i përbërë nga ekspertë deri në muajin shtator duhet të japë propozim, si do të zhvillohet procesi i decentralizimit të komunave, i cili tani më një kohë të gjatë është stopuar, paralajmëroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, i cili sot mori pjesë në sesionet rajonale të forumeve në Shtip.

“Ne e ndjekim procesin, ndërsa në kuadër të kësaj kemi formuar nga ana e Qeverisë një grup të punës, i cili e koordinon Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa ka për qëllim revidimin e mënyrës së financimit të komunave përmes bllok-dotacioneve. Deri në fund të shtatorit do të dalim me një formulë konkrete për mënyrën e financimit, do t’i shqyrtojmë, ku ishin përparësitë dhe dobësitë në këtë mënyrë të financimit, të tanishmin, t’i korrigjojmë dhe definitivisht mënyrën e sistemimit të bllok-dotacioneve që të jetë në nivel të kënaqshëm ndaj komunave, që të ndiqen sërish borxhet”, thotë Fazliu.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski theksoi se është mirë që ka zhvendosje në pjesën e procesit të decentralizimit, ndërsa risitë dhe ndërmarrja e ingerencave nga pushteti qendror duhet të bëhet me kujdes dhe të ketë propozim të mirë si do të bëhet kjo.

“Unë jam pozitiv kur duhet të flasim për procesin e decentralizimit, i cili ka filluar që nga viti 2005, kur një pjesë e institucioneve janë transferuar nën ingerencat e komunave. Unë besoj se komuna ka kapacitet më të madh dhe më të mirë dhe mbikëqyrje çka ndodh në territorin e saj, që më mirë të punojë dhe t’i menaxhojë ato institucione”, thotë Boçvarski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat