Deskoska: Maqedonia e Veriut do t’i respektojë aktgjykimet e Gjykatës Evropiane

Maqedonia

Deskoska: Maqedonia e Veriut do t’i respektojë aktgjykimet e Gjykatës Evropiane

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:48
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska realizoi takim me Katerina Nedellkoviq dhe Frederik Sandberg, ekspertë të Drejtorisë së ekzekutimit të aktgjykimeve dhe vendimeve në Gjykatën e Evropës për të drejtat e njeriut.

Gjatë takimit u tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga vendet me zbatimin më të lartë të rekomandimeve të Gjykatës së Evropës për të drejtat e njeriut.

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe ngritja e kapaciteteve të institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është në vendin më të lartë të agjendës së vendit”, tha Deskoska.

Ministrja informoi për agjendën e reformave të Ministrisë së Drejtësisë, dhe për këtë vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Komisionin e Venedikut, misionin e OSBE-së dhe një numër të madh ekspertësh të cilët janë kyçur në përgatitjen dhe zbatimin e vendimeve ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat