Hidhet poshtë padia ndaj Zaevit dhe Dimitrovit për Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Hidhet poshtë padia ndaj Zaevit dhe Dimitrovit për Marrëveshjen e Prespës

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 17:07
Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrov

Prokuroria e Maqedonisë Veriore hodhi poshtë akuzat penale të paraqitura nga Kongresi Botëror Maqedonas kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Padia është dorëzuar më 14 shtator të vitit të kaluar dhe ka trajtuar disa vepra penale- shkelje të reputacionit të shtetit, tallje me popullin maqedonas dhe pjesëtarët e komuniteteve, tradhti e lartë, rrezikimi i pavarësisë, bashkim kundër veprimtarisë armiqësore, si dhe kryerja e pahijshme e shërbimit dhe autokracisë.

Padia penale është ngritur pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prespë me Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat