Deputetët e Maqedonisë së veriut shpenzojnë mbi gjysmë milion euro për shpenzime udhëtimi

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë së veriut shpenzojnë mbi gjysmë milion euro për shpenzime udhëtimi

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 17:21
Kuvendi i MK

Mbi 525 mijë euro janë paguar për shpenzime udhëtimi për deputetët e Kuvendit vitin e kaluar, tregon analiza e “Makfaks”.

Analiza tregon se sjellja e ndryshimeve ligjore që ul shpenzimet për përdorimin e makinës zyrtare ka ndikuar në uljen e shpenzimeve për udhëtim, megjithatë një pjesë e deputetëve ende paguhen me 1.000 euro në muaj për të shkuar në punë në Kuvend.

Vitin e kaluar për shpenzime udhëtimi, në vend të par ishte Beti Rabaxhievska nga LSDM, e cila jetonte në Resnjë, dhe që shpenzoi 11.700 euro, menjëherë pas saj ishin Mira Stojçevska nga LSDM nga Dellçeva me 10.396 euro dhe Alija Kamberoski nga Struga me 10.355 euro shpenzime udhëtimi.

Në gjashtë muajt e dyta të vitit të kaluar, gjegjësisht nga qershori deri në nëntor, në krye të listës ishte përsëri Kamberoski me 8.356 euro, më pastaj Rabaxhievska me 7.728 euro, Zoran Ilioski nga OBRM-PDUKM nga Manastriri me 7.680 euro dhe Emilija Aleksandrova nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së nga Berova me 7.121 euro të shpenzuara.

Është evidente se në pjesën e dytë të vitit shpenzimet janë ulur, pas miratimit të ndryshimeve ligjore, por megjithatë, Kuvendi nuk punoi tri javë në gusht dhe gjithashtu ishin edhe pushimet verore.

Viteve të kaluara kishte reagime të shumta se deputetët se deputetët që vijnë nga vendet më të largëta nga Shkupi në vitin 2017 dhe 2018 kanë bërë shpenzime rrugore të larta për shkak të problematikës në metrologjinë e llogaritjes. Llogaritja bëhet sipas çmimit të derivateve të naftës, kilometrat largësia e vendit të jetesës dhe këto i përgatit programi automatik në Kuvend.

Deputetët që jetojnë 100 kilometra larg Shkupit nga Kuvendi kanë mundësi që në vend të pagesës së shpenzimeve rrugore, të marrin banesë në Shkup në vlerë prej 400 eurove në muaj, ndërsa këtë deri tani e kanë bërë vetëm dy deputet.

Edhe pse disa nga deputetët kanë paraqitur banesa në Shkup, ata megjithatë vazhdojë të marrin para për shpenzime udhëtime dhe të mos lënë vendbanimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat