Për dhunën e shkaktuar në Kuvend, arrestohen ish-krerët e shtetit të Maqedonisë

Maqedonia

Për dhunën e shkaktuar në Kuvend, arrestohen ish-krerët e shtetit të Maqedonisë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:33
Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski

Arrestohen ish-kreu i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Trajko Veljanovski dhe ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski.

Siç njofton AlsatM, arrestimi i tyre ka të bëjë me ngjarjet e dhunshme të zhvilluar në Kuvend më 27 prill.

Ata dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.

Të arrestuarit po merren në pyetje nga gjykatësi hetues në Gjykatën Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat