Janakieski dhe Ristovski në paraburgim

Maqedonia

Janakieski dhe Ristovski në paraburgim

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 00:01
Janakieski dhe Ristovski

Në gjykatën penale në Shkup sapo përfundoi marrja në pyetje e Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovski të cilët bashkërisht me Trajko Veljanovskin sot pasdite u arrestuan me dyshimin se janë pjesë e organizatorëve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Prokuroria Vilma Ruskoska më herët kishte thënë se do të kërkohet paraburgim për Mile Janakieskin dhe Spiro Ristoskin pasi ka dyshime se mund të ikin nga drejtësia.

Ashtu edhe ndodhi, atyre i u është caktuar paraburgim. Trajko Veljanoski, i cili u përgjigj në polici për këto ngjarje është thirrur në imunitetin e deputetit.

Përndryshe, edhe ish shefi i partisë së lartpërmendurve, Nikolla Gruevski është i dyshar për ngjarjet e kobshme në Kuvendin e Maqedonisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat