Prej sot në Greqi vetëm me pasaportë, nuk ka më fleta të bardha për vulë

Maqedonia

Prej sot në Greqi vetëm me pasaportë, nuk ka më fleta të bardha për vulë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:12
Kufiri në Greqi

Fletët e bardha në të cilat deri dje policët kufitarë grekë na vendosnin vula për hyrje në vendin e tyre prej mbrëmë në mesnatë shkuan në histori.

Zyrtarisht nga mesnata gjatë hyrjes në Greqi qytetarët tanë kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë e kalojnë vetëm me pasaporta në të cilat në dalje të vendit policët tanë kufitarë u vendosin vula në të cilën në gjuhën maqedonase, angleze dhe franceze shkruan se dokumenti është pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa policët grekë për herë të parë vendosin vula në pasaporta.

Rregullat e reja nga Marrëveshja e Prespës shërbimet kufitare greke filluan t’i zbatojnë pas një jave pasi në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” u vendos tabela me emrin e ri kushtetues të vendit tonë.

Sipas paralajmërimeve, karta identiteti dhe dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues në vend do të fillojnë të jepen nga fundi i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat