VMRO-DPMNE: Pushteti po shkel shtetin e së drejtës

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pushteti po shkel shtetin e së drejtës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:09
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media akuzon LSDM-në se po e shkel shtetin e së drejtës në Maqedoni. Nga opozita thonë se arrestimet e mbrëmshme nuk janë prodhim i drejtësisë, por i despotizmit të Zaevit dhe të tjerëve rreth tij.

“Pushteti po frikësohet nga populli dhe me çdo çmim dëshiron t’i frikësojë. Arrestimet, janë tentimi i fundit i pushtetit të frikësuar që të pengojë ndryshimet. LSDM ka rënë. Qytetarët nuk do të bëjnë kompromise kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se gjykatësja Kacarska dhe prokurorja Ruskovska, do të duhet të përgjigjen për gjitha shkeljet ligjore dhe pasojat e tyre.

“Çdo njëri që keqpërdor pozitën e tij dhe zbaton përndjekje politike do të duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Despoti Zaev do të merr humbje të madhe nga qytetarët, së pari në zgjedhjet presidenciale në prill, ndërsa më pas në zgjedhjet e pashmangshme të parakohshme parlamentare”, thonë nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat