SHMMP: Punëdhënësit t’i paraqesin të punësuarit që pësuan në aksident për përfitime shtesë

Maqedonia

SHMMP: Punëdhënësit t’i paraqesin të punësuarit që pësuan në aksident për përfitime shtesë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:30
Foto: Aksidenti

Sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, të gjithë udhëtarët që kanë pësuar në aksidentin tragjik të autobusit në fshatin Llaskarcë, dhe të cilët kanë qenë në marrëdhënie pune dhe kanë udhëtuar drejt shtëpisë së tyre, gjatë së cilës janë lënduar ose kanë vdekur në aksidentin e komunikacionit, është e nevojshme që punëdhënësit t’i paraqesin në Inspektoratin Shtetëror për Punë si fatkeqësi në vendin e punës, kumtojnë nga Shoqata e Maqedonisë për Mbrojtje gjatë Punës (SHMMP).

Prej atje paralajmërojnë se mosveprimi për të njëjtën është shkelje e ligjit dhe është lëndë e procedurës kundërvajtëse.

“Të ketë mundësi për vlerë të plotë (100%) nga rroga që t’u paguhen për gjatë kohës së periudhës së kurimit (keni parasysh se gjatë pushimit mjekësore, dhe e cila nuk është e lidhur me fatkeqësinë në vendin e punës, mundet që rroga t’u zvogëlohet edhe deri në 70%)”, thonë nga Shoqata.

Ata shtojnë se mungesa në vendin e punës të theksohet si “lëndim në punë”, ndërkaq pas kthimit në vendin e punës, menjëherë të thirren në kontrollet mjekësore.

“Kjo është e rëndësishme që nëse paraqiten kufizime të caktuara në mundësinë për realizimin e plotë të detyrave të punës, dhe me qëllimin primar që të mbrohet shëndeti dhe integriteti i punëtorit”, thuhet në kumtesën e shoqatës.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat