Gjykata ka dorëzuar kërkesë për heqjen e imunitetit të Veljanovskit

Maqedonia

Gjykata ka dorëzuar kërkesë për heqjen e imunitetit të Veljanovskit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:02
Foto Ilustrim

Gjykata sot ka dorëzuar deri te Kuvendi kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, i cili po dyshohet si njëri ndër organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit, lajmi është konfirmuar nga Gjykata.

Pasi që të arrihet kërkesa, duhet të caktohet seancë e Komisionit për pyetje të mandatit dhe imunitetit, me të cilën udhëheqë Pavle Bogoevski e cila do të duhet të sjellë propozim-vendim për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit. Pas kësaj vijon seancë plenare në Kuvend, e cila më së voni në afat prej tre ditëve do të duhet të vendosë për kërkesën e Gjykatës. Vendimi për heqjen e imunitetit arrihet me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat