Shoferi i rastit tragjik në Llaskarcë është kërcënuar me jetë

Maqedonia

Shoferi i rastit tragjik në Llaskarcë është kërcënuar me jetë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:22
Foto: Aksidenti

Prokuroria ende nuk ka të dhëna zyrtare se kush do të bart përgjegjësi për aksidentin tragjik në Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona, ka njoftuar Prokurori Publik Lubomir Joveski. Nga Prokuroria kanë theksuar se shoferi i autobusit është kërcënuar me jetë.

“Ekzistojnë të dhëna në Prokurori se shoferi i autobusit është kërcënuar me jetë. Apeloj të respektohet prezumimi i pafajësisë, posaçërisht në pjesën e kërcënimeve të shoferit. Prokuroria ende nuk ka zbardhur rastin dhe të drejtojë gishtin tek ndonjëri. Janë marrë më shumë masa për të vërtetuar shkaqet e fatkeqësisë. Po kryhen hetime. Pasi Prokuroria ti merr dëshmitë, do të kumtojë  shkaqet dhe përgjegjësinë eventuale të kësaj vepre penale. Po merren në pyetje dëshmitarët. Nuk posedojmë të dhëna se cili mbanë përgjegjësinë për aksidentin tragjik”, ka thënë Prokurori Joveski.

Sipas Joveskit, Prokuroria nuk i ka pranuar të gjitha dëshmitë materiale të cilat i janë kërkuar paraprakisht kompanisë “Durmo Turs”. Ai gjithashtu shtoi se shoferi i autobusit është marrë në pyetje dhe nëse duhet do të ftohet prapë. Jovevski, ka bërë thirrje të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe se kallëzimet për gjuhë të urrejtjes të cilat janë dorëzuar në MPB po shqyrtohen ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat