Trajkovski: Urdhri për hapjen e dyerve, ishte i atij i cili urdhëroi policinë për në fshat

Maqedonia

Trajkovski: Urdhri për hapjen e dyerve, ishte i atij i cili urdhëroi policinë për në fshat

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:36
27 prilli

Dyert e Kuvendit u hapën nga Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, të cilët tani janë të amnistuar. Urdhri që të hapen dyert të gjithë e dimë se i kujt ishte, i atij që urdhëroi policinë për në fshat”, tha Vllatko Trajkovski në fjalët përfundimtare të tij, një nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e ” 27 prillit”.

Ai tha se ishte në mesin e të akuzuarve në këtë rast vetëm sepse u gjet në vendin dhe kohën e gabuar. “Nëse dyert e Kuvendit nuk do të hapeshin, asgjë nuk do të kishte ndodhur”, theksoi Trajkovski.

Gjyqi është në rrjedh. Sot fjalët përfundimtare do t’i thonë edhe të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha, i cili në mbrojtje të tij së pari tha se sulmi në Kuvend drejtohej nga selia e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat