Seanca për rastin “Monstra”, edhe sot me dyer të mbyllura

Maqedonia

Seanca për rastin “Monstra”, edhe sot me dyer të mbyllura

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:19
Seanca për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale të Shkupit edhe sot vazhdon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës e cila ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012, por pa praninë e mediave. Opinioni është larguar nga seanca pasi që po tregohen dëshmitë e siguruara nga Masat e Veçanta Hetuese dhe është e lejuar vetëm prania e opinionit profesional.

Në seancë marrin pjesë, trupi gjykues, avokatët, të akuzuarit bashkë me avokatët e tyre, familjarët e të vrarëve bashkë me avokatët e tyre dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe OJQ-së Koalicioni për Gjykim të Drejtë.

Të pranishmit i dëgjojnë bisedat e përgjuara dhe sms porositë e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pala mbrojtëse, vazhdimisht deklarohet se provat e nxjerra nuk janë relevante dhe nuk dëshmojnë se të akuzuarit e kanë kryer vrasjen.

“Nuk janë asgjë, janë biseda të përditshme, i presim përgjimet të cilat supozohet t’i ketë Prokuroria Speciale Publike dhe mendoj se ato do ta ndihmojnë gjendjen faktike që deri në fund të zbardhet ky rast”, thotë për Portalb.mk, Naser Raufi.

Këto përgjime s’kanë të bëjnë me “bombat” e Zaevit, të cilat supozohet t’i ketë Prokuroria Speciale.+

Seancat e radhës janë caktuar për më 1 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat