Gruevski: Nuk kam organizuar sulmin e 27 prillit në Kuvend - Bota Sot
Gruevski: Nuk kam organizuar sulmin e 27 prillit në Kuvend

Maqedonia

Gruevski: Nuk kam organizuar sulmin e 27 prillit në Kuvend

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:21
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë në arrati, Nikolla Gruevski ka reaguar në profilin e tij në Facebook pasi prokuroria po dyshon tek ai dhe 4 persona të tjerë për organizimin e sulmit në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

“As nuk kam organizuar dhe as nuk kam dhënë pëlqimin për askënd që të organizojë një sulm të dhunshëm në Kuvend ndaj deputetëve. Përkundrazi, më parë se të gjithë politikanët, sapo kuptova, kërkova ta qetësoja situatën përmes rrjeteve sociale, sepse atë ditë dhe të nesërmen isha në Vjenë. Unë i bëj thirrje prokurorisë të prezantoj publikisht provat kundër meje. Le të shohim dëshmitë materiale ose çfarëdo prove, qofshin ato nga ndonjë dëshmitar i rremë, i parëndësishëm ose i shantazhuar, ose ndonjë i dyshuar i cili është i rrezikuar ose i akuzuar në një rast të caktuar. Dua të dëgjoj publikisht se si nga pozita e kryetarit të VMRO-DPMNE-së paskam ndikuar tek ministri Nuhiu”, shkruan mes tjerash Gruevski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...