Sopotasit do të dëmshpërblehen nga shteti brenda 30 ditëve

Maqedonia

Sopotasit do të dëmshpërblehen nga shteti brenda 30 ditëve

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:47
Sopotasit

Ka përfunduar seanca gjyqësore në të cilën duhej të përmbyllej marrëveshja mes Avokatit të shtetit dhe Sopotasve, për dëmshpërblimin e tyre, për shkak të vuajtjes së dënimit të pafajshëm me disa vite burg.

Sopotasit kanë njoftuar se pas mbarimit të  seancës gjyqësore është dhënë afat prej një muaji ku shteti është i obliguar që të paguajë dëmshpërblimet nëpër llogaritë e tyre bankare.

Sipas marrëveshjes, çdonjërit nga  Sopotasit do ti takojë dëmshpërblim për çdo ditë të kaluar në burg ose burg shtëpiak në vlerë prej 5500 denarë, që është vlera e gjysmës së çmimit që Sopotasit e kanë kërkuar në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat