Pjesëtari i Grupit të Kumanovës rrah rëndë Mile Janakievskin në burgun e Shutkës

Maqedonia

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës rrah rëndë Mile Janakievskin në burgun e Shutkës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Mile Janakievski

Burime të Gazetës Lajm kanë njoftuar se sot ka ndodhur një incident në burgun e Shutkës. Sipas tyre, pjesëtari i Grupit të Kumanovës me iniciale E.K. e ka rrahur ish ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski.

Falë intervenimit të autoriteteve të burgut, është penguar aksident më i rëndë.

Burimet tona nuk japin detaje se si ka ardhur deri te kontakti mes E.K. dhe Mile Janakievskit, por thonë se incidenti ka ndodhur në oborrin e burgut.
Zyrtarisht nuk ka ende as konfirmim e as demant ndaj këtij informacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat