Nepotizmi, raste të reja të punësimeve në institucione

Maqedonia

Nepotizmi, raste të reja të punësimeve në institucione

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:09
Nepotizmi Foto Ilustrim

Zbulohen raste të reja të nepotizmit. Nga dita në ditë rritet numri i zyrtarëve aktual, familjar të të cilëve kohën e fundit janë punësuar nëpër kompani apo institucione shtetërore. Motra e kryetares së Tetovës, Teuta Arifi është punësuar në Shkollë Fillore si zëvendës- drejtore.  Aleanca për Shqiptarët kërkoi sqarim nga Arifi, por edhe dorëheqjen e ministri Ademi.

Punë shtetërore ka marrë edhe bashkëshortja e vëllait të ministrit të arsimit, Arbër Ademi. Kunata e ministrit tashmë dy javë punon në Qendrën e shëndetit publik, mëson Alsat. Në grupin e familjarëve që janë punësuar në ombrellë shtetërore është edhe e bija e këshilltarit të kryeministrit Zaev, Goce Çakarovski. Ajo është e punësuar në Agjencinë shtetërore për ilaçe si sekretare-këshilltare e zëvendës-drejtorit Robert Bekirovski. Pushteti pohon se po tenton të gjejë zgjidhje për nepotizmin, ndërsa si njëra prej zgjidhjeve të mundshme ministri Damjan Mançevski konsideron se për tejkalimin e problemit gjatë punësimit është që menjëherë të tërhiqen edhe të punësuarit që janë të afër të funksionarëve nga pushteti i tanishëm, por edhe ai i mëparshëm.

U bëj thirrje të gjithëve edhe nga pushteti edhe nga opozita, theksoj edhe me mijëra nga opozita, që të tërhiqen. Të gjitha të dhënat edhe për të ardhshmit edhe për të tjerët, do t’i dorëzojmë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”- tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatikë dhe Administratës.

Pas reagimeve të ashpra në opinion, një pjesë e funksionarëve njoftuan se familjarët e tyre do të heqin dorë nga puna, por pjesa dërmuese shprehen se këtë vendim do t’ua lënë të afërmve të tyre që të vendosin vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat