KSL: Të shtunën protesta në Kërçovë

Maqedonia

KSL: Të shtunën protesta në Kërçovë

Nga: Z.M Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:50
KSL

Nga kjo sindikatë kërkojnë harmonizimin e pagës minimale, pagesën e K-15 në sektorin publik dhe mostransferimin e punonjësve nga sektori publik në sektorin privat.

“Qeveria sa më shpejt t’i marrë parasysh kërkesat tona, që janë në përputhje me ligjet dhe përndryshe jo vetëm që do të organizojmë protesta, por do t’i radikalizojmë veprimet tona. Presioni nga anëtarësia jonë është në rritje dhe kërkon grevë të menjëhershme”- deklaroi kryetari i KSL-së, Blagoja Ralpovski.

Sipas Ralpovskit, vetëm 10 për qind e punonjësve të sektorit publik janë në pozita drejtuese dhe ata paguhen më shumë se paga mesatare, ndërsa 90 për qind e mbetur paguhen më pak se mesatarja. Nga kjo sindikatë kanë kritikuar edhe punësimet e familjarëve të zyrtarëve në sektorin publik./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat