Elezi: Arritëm ta stabilizojmë borxhin publik

Maqedonia

Elezi: Arritëm ta stabilizojmë borxhin publik

Nga: Z.M Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:51
Zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi

Borxhi publik i vendit brenda dhjetë vitesh është rritur dukshëm pasi në vitin 2008 ishte 23,3%, ndërsa aktualisht arrin në 48,7 për qind nga BPV, thotë zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi. Sipas saj, në dy vitet e kaluara Ministria e Financave ka qenë e angazhuar të bëjë stabilizimin dhe të vendosë kontroll mbi borxhin publik. Në këtë kontekst është edhe pr/ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik.

“Ministria e Financave e sheh të arsyeshme të ketë informata kredibile për borxhin e përgjithshëm publik, me këtë të përforcojmë edhe besimin e investitorëve potencialë që janë të interesuar të investojnë në vendin tonë dhe biznes sektorin në vend… Mistria e Financave në periudhën dyvjeçare ka arritur të bëjë stabilizimin dhe kontrollimin mbi borxhin publik, mbi të gjitha ka arritur që të bëjë një politik stabile, një udhëheqje të mirëfilltë me financat publike, në ndryshimet paraqitet edhe strategjia e veçantë, e cila do të quhet strategji për menaxhimin me borxhin publik dhe nuk do të jetë më pjesë përbërëse e strategjisë fiskale, e cila nga viti 2011 është pjesë përbërëse për evidencë e  borxhit publik në suazat e strategjisë fiskale”,- tha zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi.

Elezi njëherit theksoi edhe ndryshimet në Ligjin për subvencionimin e kredive banesore, duke e rritur përqindjen e subvencionimit nga 50 në 70 për qind. Ndërsa për të luftuar evazionin fiskal, Ministria e Financave ka propozuar edhe ndryshime në Ligjin për pagesat e gatshme, me çka parashihet që në llogaritë stornuese të bashkëngjitet edhe llogaria fiskale në një periudhë prej 15 minutash./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat