Kasami e lë të hapur mundësinë për kandidat konsensual për president

Maqedonia

Kasami e lë të hapur mundësinë për kandidat konsensual për president

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:39
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas takimit me kryeministrin dhe lider të LSDM-së, Zoran Zaevin deklaroi se, për partinë e tij mbetet e hapur mundësia për zgjedhjen e kandidatit të përbashkët.

Gjatë kësaj, tha Kasami, më i rëndësishëm është personi i cili do të propozohet, por do të shqyrtohen më shumë opsione.

“Për ne si parti opozitare është shumë e rëndësishme qasja, por edhe më shumë është më rëndësi njeriut, personi i cili do të qëndrojë në krye të një institucioni të rëndësishëm në shtet. Si parti opozitare shqyrtojmë më shumë opsione, ndërsa gjithsesi  është i rëndësishëm edhe ky opsion sepse e dimë se një kandidat i tillë ka shanse të marrë edhe mbështetjen  tonë për kandidat të tillë do të ishte shumë me rëndësi. Atë që duhet ta dijë opinioni se mbështetja jonë nuk do të jetë pa kusht, ndërsa të paktën do të jetë në marrëveshje për atë president të ardhshëm t’i mbrojë njerëzit tanë nga korrupsioni dhe punët ilegale, siç për fat të keq ka ndodhur deri më tani me partitë e tjera”, tha Kasami duke sqaruar se ky duhet të jetë person i cili do të jetë presidenti i të gjithë qytetarëve pa i ndarë qytetarët në bashkësi etnike, “për dikë të jetë nënë, ndërsa për të tjerët njerkë”.

Në pyetjen e gazetarëve, Kasami tha se Lëvizja BESA në zgjedhjet e fundit kishte 60 mijë vota, duke theksuar se në të ardhshmet do të shihet nëse ky numër do të ndahet për shkak të ndarjes së partisë apo, siç tha, nëse një grup është ndarë nga partia.

Kasami tha se janë dhënë disa opsione si kandidatë të mundshëm, ndërsa ata do t’i shqyrtojnë edhe për atë do të vendosin organet e partisë.

Lidhur me qëndrimin për kandidat të mundshëm presidencial tha më afër në pikëpamje janë me Aleancën për Shqiptarët.

I pyetur për qëndrimin  për kandidatin presidencial të VMRO-DPMNE-së opozitare Gordana Siljanovska Davkova, tha se është kandidat i tyre dhe nuk kanë biseduar me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat