Familjarët: Esat Kafegjolli e rrahu Mile Janakievskin, sepse e quajti terrorist shqiptar

Maqedonia

Familjarët: Esat Kafegjolli e rrahu Mile Janakievskin, sepse e quajti terrorist shqiptar

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:33
Grupi i Kumanives

Familjarët e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës në një deklaratë kanë dalur me sqarim lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në burgun e Shutkës, ku janë rrahur ish ministrat e VMRO-së, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski.

“Sot ne mengjes ne burg Lirim Krasniqi e ka rre Spiro Ristevskin, sepse ky i fundit ka thone kem me i zhduk shkollat shqipe.

Ndersa ne ora 14:00, Esat Kafegjolli e ka rreh Mile Janakievskin sepse e ka quajt terrorist shqiptar”, kanë deklaruar për Lajm familjarët pasi kanë rënë në kontakt me të afërmit e tyre në burg.

“Lirim Krasniqi e ka përgjakur Spiro Ristovskin, kurse Kafegjolli e ka rrëzuar Janakievskin me dy grushta në tokë”, kanë thënë burime tona nga burgu i Shutkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat