Kostov: Janakievski nuk ka pasur lëndime trupore

Maqedonia

Kostov: Janakievski nuk ka pasur lëndime trupore

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:56
Gjoko Kotevski

Dy ish-ministrat, Mile Janakievski dhe Spiro Ristoski të cilëve iu shqiptua masa 30 ditore e paraburgimit, kanë qenë pjesëmarrës të një zënke në burgun hetues të Shutkës. Sipas drejtorisë së burgut, incidentet janë provokuar nga ish-ministrat gjatë kohës së shëtitjes së zakonshme. Megjithatë, drejtori i burgut të Shtukës thotë se policia e burgut ka marrë masat e nevojshme dhe se ka ndërprerë përleshjet në kohë. Ai thotë se Shutka mbetet vend i sigurt për personat që po qëndrojnë aty.

Rreth orës 13, gjatë kohës së shëtitjes, ka ndodhur incident mes dy personave, i inicuar nga personi me iniciale S.R dhe L.K, e nisur verbalisht por që përfundoi me lëndime fizike, e cila menjëherë është ndalur nga ana e policisë së burgut. Rreth 13:45 ka ndodhur incidenti i dytë, ku gjatë shëtitjes ka pasur incident verbal mes personave M.J dhe E.K i cili më pas gjithashtu ka kaluar në përleshje fizike- sqaroi Gjoko Kotevski – Drejtor i burgut hetues të Shutkës.

Pasi u janë marrë deklarata në lidhje me incidentit, ish-ministrat janë kontrolluar edhe nga personeli mjekësorë i burgut. Mile Janakievski është ankuar për dhimbje për çka me leje të gjykatës është dërguar në spitalin 8 Shtatori. Drejtori i spitalit, Hristjan Kostov thotë se Janakievskit i janë bërë të gjitha analizat e mundshme dhe se rezultatet nuk kanë treguar shenja të rrahjes apo pasoja nga incidenti.

Pas përfundimit të të gjithë kontrolleve është konstatuar se tek ai person nuk janë evidentuar lëndime. Pra nuk ka pasur nevojë për hospitalizim të atij personi por për shkak të të informatës se ai person është goditur në trup, është propozuar nga ekipi i doktorëve mbikëqyrje 24 orëshe- tha Hristjan Kostov – Drejtori i Spitalit.

Ministria e Drejtësisë i dënoi incidentet dhe dhunën dhe kërkoi që të sanksionohen personat e përfshirë në dhunë por edhe ata të cilët nuk vepruan për të parandaluar dhunën. Ata kërkuan nga institucionet kompetente zbardhjen e plotë të rastit. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski erdhi tek spitali 8 shtatori për ta vizituar Janakievskin por u pengua nga policia. Ai këtë ngjarje e quajti precedencë duke kërkuar përgjegjësi nga kryeministri dhe ministrat e tij.

Kjo që ka ndodhur sot është precedencë në historinë e re të Republikës së Maqedonisë. Shteti nuk arriti që të ua sigurojë jetën dy të paraburgosurve. Për këtë gjë duhet të ketë përgjegjësi- deklaaroi Hristjan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMEN-së.

Ndërkaq për LSDM-në kjo ngjarje është edhe një skenar tjetër i dhunshëm i orkestruar nga Mickoski dhe ish kreu i VMRO-DPMEN-së në arrati, Nikolla Gruevski.

Nuk ka tolerancë për asnjë lloj dhune. Duke u falënderuar intervenimit të shpejtë dhe reagimit të institucioneve nuk pati sukses provokimi i sotëm, skenari i menduar i Mickoskit dhe i Gruevskit. Presim që gjithë institucionet deri në fund ta qartësojnë këtë incident- tha Kostadin Kostadinov – Zëdhënës i LSDM-së.

Dy ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit” dhe dje u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat